Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi u shpall në kërkim dhe gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me magazinat e drogës në Peqin.