Pavijoni shqiptar në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës në La Biennale di Venezia interpreton temën e përgjithshme “Laboratori i së ardhmes” nëpërmjet ekspozitës “Përsiatje të pakohë”. Kuruar nga Era Merkuri dhe Martin Gjoleka, kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Ani Markun dhe Geraldo Prendushin. Ekspozita vë në pyetje kuptimin e ripërtëritjes të hapësirës publike dhe rolin e arkitektit si agjent ndryshimi.