Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02/2026 11:18

Eksportet europiane të çelikut drejt SHBA-së ranë me 30% në periudhën ndërmjet qershorit dhe dhjetorit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat të analizuara nga Eurofer, grupi i industrisë me seli në Bruksel. Ekspertët thonë se kjo rënie nxjerr në pah ndikimin e tarifave 50% të SHBA-së mbi çelikun e BE-së, edhe pasi blloku europian dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje tregtare në korrik 2025 që parashikon një tarifë të përgjithshme 15% të SHBA-së mbi mallrat e BE-së. Çeliku u përjashtua nga ajo marrëveshje dhe bisedimet për zbutjen e detyrimeve, mbeten të bllokuara. “Një rënie prej 30% e eksporteve të çelikut drejt SHBA-së brenda vetëm gjashtë muajsh është një sinjal i qartë se tarifat e ashpra 50% të vendosura nga qeveria amerikane mbi çelikun e BE-së po dëmtojnë industrinë tonë,” u shpreh kreu i Eurofer, Axel Eggert. “Vendimi i SHBA-së për të përfshirë produkte të përpunuara të çelikut nga BE-ja, si makineritë, do të ketë një tjetër ndikim të madh negativ mbi ne dhe klientët tanë europianë,” shtoi ai. Uashingtoni vendosi tarifa 50% mbi çelikun dhe aluminin e BE-së në qershor 2025 dhe në muajin gusht, i zgjeroi masat në më shumë se 400 produkte çeliku dhe alumini. SHBA i ka paraqitur tarifat si një mburojë ndaj vërshimit të mallrave kineze që kanë përmbytur tregjet globale, përfshirë Europën. Me eksportet kineze që po ridrejtohen gjithnjë e më shumë nga SHBA drejt BE-së, Komisioni Europian propozoi më 7 tetor 2025 të përgjysmojë sasinë e çelikut që lejohet të hyjë në bllok pa tarifa dhe të vendosë një tarifë 50% mbi importet që tejkalojnë kuotën prej 18.3 milionë tonësh në vit. Propozimi duhet të miratohet nga legjislatori i BE-së. Ndërkohë, Brukseli shpreson të rihapë bisedimet me Shtëpinë e Bardhë për të siguruar detyrime më të ulëta mbi çelikun europian.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52