Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim pranë Muzeut Nënujor në Sarandë. Flakët janë shfaqur në katet nën tokë të ish-maternitetit të qytetit, një objekt që aktualisht po rikonstruktohet për t’u shndërruar në një muze të Botës Nënujore, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Bundo. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në materialet e polisterolit të përdorura gjatë punimeve. Tymi i zi dhe i dendur është përhapur me shpejtësi në zonë, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët dhe bizneset përreth godinës.