Më shumë se një vit nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Tempi të Greqisë, ku humbën jetën 57 vetë, publiku grek vazhdon të presë ende për të marrë përgjigje për shkakun e tij. Besimi tek qeveria ka rënë. Pjesa dërrmuese e viktimave ishin të rinj, kryesisht student që udhëtonin nga Athina në Selanik, kur treni i tyre u përplas në 28 shkurt 2023 me një treg mallrash që vinte nga drejtimi i kundërt. 85 vetë mbetën të plagosur rëndë.