Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në aksin Qafë Mali – Fierzë, nga Fushë-Arrëzi drejt Tropojës, pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Dardhës”. Viktima është Prendush Uka, 51 vjeç, i cili po kthehej në banesë kur automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë.