Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij në Korenë e Jugut Yoon Suk Yeol njoftuan në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje të re kyçe që synon të pengojë agresionin e Koresë së Veriut. Kjo marrëveshje përfshin një angazhim të ri të SHBA-së për të vendosur një nëndetëse të armatosur bërthamore në Korenë e Jugut për herë të parë që nga fillim të viteve 1980. Në një konferencë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë, Biden përshëndeti aleancën "e hekurt" midis dy vendeve. Pamjet: AFP