Presidenti i SHBA Joe Biden niset këtë fundjavë drejt Europës për një udhëtim pesë-ditor, gjatë të cilit do të ndalojë në tre vende, por në focus pritet të ketë samitin vjetor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Qëllimi i këtij rrugëtimi të kreut të shtetit amerikan, sipas Associated Press është forcimi i koalicionit ndërkombëtar kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë, që tashmë ka hyrë në vitin e dytë.