Top Channel/ Biden tremb demokratët/ Analiza për debatin, as Donald Trump nuk shkëlqeu
28/06/2024 22:49

Presidenti amerikan Joe Biden e gjeti veten në një nga momentet më të këqija të jetës së tij politike dhe debati presidencial shqetësoi shumë demokratë kur bëhet fjalë për aftësitë e tij si kandidat në zgjedhje. Debati i parë kundër Donald Trumpit përfundoi keq, ndërsa i dyti nuk pritet të ndodhë para 10 shtatorit... ose edhe mund të mos ndodhë fare. Analistët amerikanë bënë vlerësimet rreth cilësisë së debatit, por edhe se për cilat momente do të pendohen të dy kandidatët. Ata thonë se për Biden ishte natë e keqe dhe se dukej i dobët. “Ai nuk bëri gjënë thelbësore që duhej të bënte, pra të qetësonte mbështetësit për moshën e tij”, ka thënë Sem Stein i “Politiko”. Ai beson se kjo do të shkaktojë një rreth vicioz lajmesh gjatë fushatës që do t’i dëmtojnë demokratët. I pyetur nëse ka ndonjë argument që Bideni e humbi këtë debat, analisti tjetër Stiven Shepërd vëren se Biden “përforcoi atë që thonë votuesit”. “Një pjesë e konsiderueshme e votuesve të presidentit ishin tashmë të shqetësuar për kandidaturën e tij dhe presidenti bëri pak për t'i qetësuar ata. Më së shumti për moshën dhe aftësitë e tij drejtuese si burrë shteti”. Në një sondazh të New York Times, të kryer përpara debatit, vetëm 45 për qind e votuesve të mundshëm që zgjodhën Bidenin në vend të Trumpit, donin që Bideni të ishte kandidati i demokratëve. Një shifër shqetësuese 5 muaj para zgjedhjeve. Mirëpo sipas specialistëve edhe Trump nuk kaloi një natë magjike. Shumë çështje thelbësore i la pa përgjigje konkrete dhe në disa momente ishte shumë i dobët, duke deklaruar fakte kontradiktore dhe të paverifikuara. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50