Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, I kërkoi Rusisë të lirojë menjëherë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cilu arrestua nën akuzën e spinuazhit, që vetë gazeta e ka hedhur poshtë me forcë.I pyetur nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë se cili ishte mesazhi i tij për Rusinë në lidhje me Gershkovichin, i cili është shtetas amerikan, Biden tha: “Lëreni të lirë”.