Joe Biden po tenton të grumbullojë një mbështetje të qënësishme financiare për Ukrainën, duke i kërkuar vendeve më të pasura të globit të ofrojnë deri në 50 miliardë dollarë kredi për të mbështetur luftën e saj. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, fondet do të mundësohen nga interesat e pasurive ruse të ngrira në institucionet financiare perëndimore