Top Channel/ Biden në OKB: Paqja është e mundur! Guterres: Libani të mos bëhet gaza e dytë
24/09/2024 19:25

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Presidenti amerikan, Joe Biden, foli për nevojën që t’i jepet fund konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe vuri në pah mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve perëndimorë për Ukrainën. “Lufta në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme nuk është në interesin e askujt. Pavarësisht përshkallëzimit të dhunës, zgjidhja paqësore është rruga e vetme drejt paqes.” Në fjalimin e tij të fundit si president në OKB, Joe Biden insistoi se pavarësisht konflikteve globale, ai mbetet me shpresë për të ardhmen. “E di që shumë e shohin botën sot dhe shohin vështirësi e reagojnë me dëshpërim, por unë nuk veproj kështu. Gjithmonë ka forca që duan të na përçajnë, por Jemi më të fortë sesa mendojmë, kur veprojmë së bashku”. Lidhur me sulmet mes Izraelit dhe hezbollahut, që rrezikojnë ta shtyjnë Lindjen e Mesme akoma edhe më thellë në “kaos”, Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se populli i Libanit, populli i izraelit dhe popujt e të gjithë botës nuk mund të lejojnë që Libani të shndërrohet në një Gaza të dytë. Ndërkohë Zëdhënësi i Pentagonit njoftoi se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme pas intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut, pa dhënë më shumë hollësi megjithatë mbi numrin e forcave apo rolin e tyre në Lindjen e Mesme. Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të largohen nga Libani për shkak të rritjes së rrezikut të një lufte rajonale.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52