Në mesazhin e urimit dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi atij që të vijojë dialogu me Kosovën me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo duke përfshirë dhe kompromiset nëse do të jenë të nevojshme.