Pavarësisht sinjaleve për të kundërtën, dhe kritikave të ashpra, presidenti amerikan Joe Biden vendosi përfundimisht që tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani të mbyllet në 31 gusht. Vendimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë sfidoi apelet e liderëve aleatë që kërkonin t`i jepej më shumë kohë evakuimeve, ndërsa i dha hov nga ana tjetër zërave se Bideni, iu dorëzua paralajmërimeve të talebanëve për të respektuar afatin e për të mos shkelur ato që militantet i quajtën “vija të kuqe”.