Joe Biden mbërriti në Missisipi për të parë nga afër vazhdën e shkatërrimeve që lanë pas në këtë shtet amerikan moti I keq dhe tornadot e fuqishme. Me heret, nje person kishte humbur jetën e dhjetëra të tjerë u lënduan pasi catia e një teatri në Illinois u shemb për shkak të stuhisë. Rreth 260 persona ndodheshin brenda teatrit Apollo, kur ndodhi ngjarja, njoftoi departamenti lokal i zjarrfikësve.