Joe Biden i dënoi sulmet hakmarrëse të kokonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor. Presidenti amerikan u shpreh se po e dyfishon përkushtimin e tij në përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete, si mundësi për t’i dhënë fund konfliktit shumëvjeçar midis Izraelit dhe palestinezëve.