Me lëvizjen e fundit, administrata Biden shfaqi një qëndrim befasues me pohimin se presidenti amerikan do t’i vendosë veton një propozimi për ndihmë për Izraelin, por jo për Ukrainën. Projektligji i vecante i mbështetur nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve parashikon ndihma për shtetin hebre të përfshirë prej disa muajsh në një konflikt të ashpër më Hamasin në Gaza, e se fundi, edhe me milicitë e mbështetura nga Irani në rajon.