Thirrjet e presidentit amerikan Joe Biden që Izraeli të mos godasë objektivat bërthamorë apo ata të naftës së Iranit, duket se nuk kanë rënë në vesh të shurdhër: Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha administratës amerikane se është i gatshëm të godasë vetëm shënjestra ushtarake, sipas dy zyrtarëve që kanë njohuri mbi cështjen, të njohur me këtë çështje, duke sugjeruar një kundërsulm më të kufizuar që synon parandalimin e një lufte në shkallë të plotë.