Ora 10:30 e kësaj të marte i gjeti pesë nga gjashtë ministrat e rinj përballë presidentit Bajram Begaj për t’u betuar. Një ceremoni e shkurtër e me një protokoll strikt ku nuk ka vend për surpriza, në prezencën e zëvendës kryeministres, Belinda Balluku dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeverisës.