“Sot jemi kthyer rreth 2000 vite pas… dhe unë, jam tashmë një banor i Jeruzalemit. Kam ardhur të vizitoj Betlehemin e Gjallë, në Hajmel të Vaut te Dejës, t’ju tregoj se si ky fshat është shndërruar në një skenë të vërtetë historike, ku nata e lindjes së Jezusit nuk tregohet por përjetohet”-raporton gazetari Klodian Zhivani. Vitin e kaluar, ky ritual mblodhi rreth 30 mijë vizitore për 3 dite, shifër që këtë vit pritet të jetë edhe më e lartë. “Unë kam ardhur nga Tirana, jam i gëzuar”.