Grindja e Donald Trump me Elon Musk mbi propozimin e buxhetit të presidentit amerikan duket se po arrin në ekstrem. Në grindjen e fundit midis dy burrave, Musk zbuloi emrin e partisë që “do të formohet të nesërmen” nëse buxheti miratohet, dhe Trump u përgjigj me kërcënimin se “ndoshta ai (Musk) duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut”.