Sot, besimtarët myslimanë në Kukës kanë falur Fitër Bajrami. Në këtë ditë të bekuar, ata kanë përcjellë urimet e tyre për më shumë paqe, harmoni dhe begati. Ndërkohë, myftiu i Kukësit, Emirjon Vathaj, u shpreh se njeriu gjen shpërblim prej Allahut dhe se kjo ditë është një ditë gëzimi për të gjithë besimtarët.