Edhe në Shkodër falja e Kurban Bajramit u bë në bulevardin kryesor të qytetit. Ligjëratat u mbajtën nga imamet e xhamive ndërsa ceremonia e faljes u udhëhoq nga zv/ myftiu i Shkodrës, pasi myftiu imam Muhamed Sytari ndodhet në vendet e shenjta islame së bashku me një grup besimtaresh nga Shkodra.