Besimtarët myslimanë të Durrësit u mblodhën në sheshin para xhamisë së madhe të qytetit dhe në çdo xhami pranë vendbanimit të tyre për të falur Namazin e Bajramit. Gjatë ritit të faljes u përcollën mesazhet e kësaj dite festive për të gjithë besimtarët, duke uruar që Allahu t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.