Edhe në Durrës besimtarët myslimanë po festojnë Kurban Bajramin, festën që simbolizon dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë në Durrës iu drejtuan Xhamisë së Madhe të qytetit dhe xhamive të tjera pranë zonave të banimit ku kanë falur namazin e kësaj dite të veçantë dhe më pas kanë shkëmbyer mesazhe solidariteti dhe dashurie me njëri-tjetrin.