Besimtarë të shumtë katolikë nga qyteti i Lushnjes dhe rrethinat kanë qenë të pranishëm në kishën e Shenjtërve Pali e Pjetri, me rastin e pashkëve. Në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolikë meshën tradicionale e ka mbajtur Famullitari i kishës së Lushnjes, Don Pavlin Zefi.