Besimtarë të shumtë katolike janë drejtuar mëngjesin e sotëm katedrales së Shën Nikollës në meshën e shenjtë të ringjalljes së Krishtit. Dom Frano Çivljak në mesazhin e tij, iu bëri thirrje besimtareve të jene më afër zotit dhe së drejtës. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për shkak të pandemisë pjesëmarrja në kishë ishte e kufizuar, sot Katedralja e Shën Nikollës në Lezhe ishte plot me besimtare, të cilët prisnin meshën e ringjalljes dhe nisjen e një periudhe plot shpresë.