Qindra besimtarë në Korçë kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon edhe vdekjen e Krishtit në kryq. Në mbrëmje të kësaj dite është zhvilluar edhe procesioni i varrimit të Krishtit. Ashtu siç është traditë, qindra besimtarë të besimeve të ndryshme i janë bashkuar ceremonive që zhvillohen në simbolikë të kësaj dite, ku kanë ndjekur kortezhin në bulevardet kryesore të qytetit.