Gjermania kërkon tranzicion paqësor në Siri dhe ruajtje të integritetit territorial të saj. Teksa e bëri të qartë në Berlin qëndrimin e qeverisë, ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi se Gjermania do të ofrojë 8 milionë euro (8.4 milionë dollarë) ndihmë humanitare shtesë për vendin e përfshirë nga kaosi.