Berlini nuk e lë të harrohet cështjen e zgjedhjeve serbe. Deputetë të partive në pushtet në Gjermani deklaruan se presin hetim të zgjedhjeve të fundit, të shumëkontesuara në vend. Vëzhguesit e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi kërkuan në seancën e Komitetit Evropian të Bundestagut gjerman një verifikim gjithëpërfshirës për manipulimet e supozuara zgjedhore.