Sali Berisha është shprehur se "Himara është dëshmia tjetër më kriminale e rrëmbimit të mandatit." Në ditën e 219 të daljes së tij nga ballkoni teksa ndodhet në arrest shtëpiak, udhëheqësi i demokratëve tha se mohimi i të drejtës së votës të mbi 6 mijë qytetetarëve të Himarës, është prova e qartë se mund të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve. Teksa e cilësoi Vangjel Tavon një ‘kukull mjerane’ në duart e Ramës, Berisha tha se mesazhet e urimit për zgjedhjen e tij si kryebashkiak janë bërë nga mafiozët dhe jo nga votuesit e Himarës.