Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi këtë të martë përse njëri prej dy drejtuesve të fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump pranoi të jetë konsulent i opozitës për 11 majin. Ai tha se janë disa të vërteta që e sollën Chris LaCivita në Shqipëri, mes tyre tentativat për ta burgosur Berishën, si në situatën e presidentit aktual të SHBA, Trump nga administrata e Joe Biden