Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi votimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, ditën e djeshme, në seancën plenare. Berisha u shpreh se në vend që ai ligj të shoqërohej me dhjetëra amendamente, Basha e detyroi grupin e tij që të votonin. Ai shton se Basha u detyrua të mbyllte gojën sepse kryeministri Edi Rama, sipas tij, do t’i kujtonte dosjen Muzin.