Top Channel/ “Berisha të na mbështesë”, banorët e Rrjollit për ndërtimin e resortit: S’tërhiqemi
07/02/2026 19:47

Banorit Rrjollit kanë bllokuar sërish punimet në resortin që po ndërtohet në zonë. Prej gjashtë ditësh ata protestojnë, ndërsa u kanë bërë edhe një thirrje kreut të PD Sali Berishës. Sipas tyre, ata janë thirrur në protestën që do të mbahet të martën më 10 shkurt, por vetë Berisha nuk po i mbështet në protestën e tyre. “Pse Sali Berisha na thërret me datën 10 kur ka interesa veta që të bëjmë rrëmujë. Kur e sheh 6 ditë këtë popull dhe nuk e çoi një përfaqësues, apo pse nuk erdhi për të na përfaqësuar e mbështetur në grevën tonë, në tokën tonë. A mos vallë ka dorë edhe Sali Berisha në këtë mes? I lutemi, mos na thirr kur ke interesat e tua, por na mbështet edhe në interesat tona”-shprehet një prej protestuesve. Banorët e tjerë thonë se punimet do të ndërpriten çdo ditë. “Çfarë kemi mbetur këtu jemi, çfarë do të vijë do e shohim. Do të jetë një protestë që nuk do të mbyllet as sot as pas një muaji, i bëjmë thirrje shtetit t’i vërë këto letra në dukje”- shprehen protestuesit. Edhe në ditën e gjashtë punimet u ndërprenë përkohësisht, teksa banorët shprehen të vendosur për të mos lejuar punimet. Deri tani është hapur rruga drejt kantierit të ndërtimit, ndërsa vendasit thonë se në momentin që do të preket zona e plazhit dhe pylli, atëherë protestat do të jenë më të ashpra.

Top Channel/ I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në…
24/03 10:13
Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
DIGITALB DIGITALB