Ambasada britanike në Tiranë reagoi pas shpalljes non grata të ish kryeministrit Sali Berisha. Në faqen e saj në Facebook përcillet një deklaratë e kreut të këtij misioni diplomatik, Alastair King-Smith, e cila lë të kuptohet qëndrimin e se Londra nuk po shënjestron në mënyrë të vecantë politikanin veteran. Komentet e ambasadorit në fakt, i referohen qartazi masave të ndërmarra nga qeveria britanike kundër disa shtetasve të lidhur me krimin e korrupsionin, e kjo sic tha ai për një media shqiptare, është vetëm vala e parë. Pamjet: AFP