Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon takime me biznesin fason këtë të hënë. Ndërsa theksoi se rënia e euros është një problem shumë i madh, ai u shpreh se PD do t’i kompensojë fasonet për çdo humbje. Gjithashtu Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë nga 18 në 6 lekë. “Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh”, u shpreh ai.