Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sot ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato se po mashtron me qëndrimet e tij në Bruksel lidhur me opozitën shqiptare. Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se Gonzato e ka raportuar hetimin në AKSHI si problem kulturor në Shqipëri.