‘Në 100 ditët e para të qeverisjes, nuk ka më rrogë nën 500 euro’-ishte premtimi i kreut të PD Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Peqin. Kryedemokrati foli edhe për pensionet, kategori për të cilën tha se janë lënë në harresë nga kryeministri Edi Rama.