Sali Berisha zgjodhi ta përkujtojë Azem Hajdarin në të njëjtën orë kur ai u vra pak metra nga ish selia e Partisë Demokratike. Krah tij ai kishte të birin e Hajdarit, Kirin si dhe grupimin dhjetori ’90. Përkujtimin e ish liderit të lëvizjes studentore, Berisha e shfrytëzoi për të sulmuar Lulzim Bashën.