Top Channel/ Berisha për raportin e Dumanit në komision: Olta grabitqare, ngjitur bosi i drogës
22/05/2024 22:40

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi raportin e kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij nga ballkoni i banesës, ku ndodhet prej muajsh në arrest shtëpie. “Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, të të vërtetave, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Të dashur miqtë tanë italianë, doktor Xhuzepe Matia, doktor Vinçenzo Alegra. Mirënjohjen time më të pakufishme për solidaritetin tuaj në këtë betejë, e cila synon të rivendosë votën e lirë, të rivendosë shtetin ligjor, të rivendosë sistemin demokratik në një vend ku ato janë zëvendësuar nga narkoshteti i Edi Ramës. Shteti i parë dhe i vetëm i drogës, krimit dhe vjedhjeve në Europë. Miqësia dhe bashkëpunimi i PD me ju daton shumë e shumë kohë përpara, por u garantoj sot se ne mbetemi po aq të vendosur sa ç’ishim në betejën për përmbysjen e diktaturës komuniste, në këtë betejë për përmbysjen e diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Miqtë e mi, sot para shqiptarëve në parlament patë skena të cilat kurrë nuk i keni parë. Sot, Altin Gjoka me pantallona, Irena me pantallona u fut të referojë në klubin e mëkatarëve. Karshi i qëndronte Olta grabitqare, e burrit strategjik. Ngjitur bosi i drogës së malësive të Lezhës, por edhe i shtëpive të barit, deputeti Ndreca. Më tej karshi tij qëndronte vëllaçkoja e i Gerond Xhafës, që menaxhon pasuritë e tij të krimit, Fatmir ziu. Në krye të klubit qëndronte Klodeta e amendamentit 500 milionë për djegësin e Erion Velisë. Relator ishte dhunuesi i shpërfytyruar i zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko me dosje të rëndë krimi elektoral”, tha Berisha.

Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50
Top News- Mjegull e fortë në Vlorë, pamja e pazakontë për pushuesit
04/07 14:48
Top News- Aksion antikanabis në Tepelenë/ Asgjësohen bimë narkotike, procedohet kryeplaku i Mamajt
04/07 14:46
Top News- Trafik pistoletash nga Kosova/ 2 në pranga, sekuestrohen 8 armë zjarri
04/07 13:55
Top News – Ditëlindje me takime e punë. Rama mbledh në seli deputetët, ndan detyrat
04/07 13:54
Top Channel/ Zjarri në Elbasan, protestë para Prokurorisë
04/07 13:06
Top News – 21 dorëheqje në bllok në Vlorë. Ikin drejtorët pas kërkesës së Ramës, ngrihen grupe pune
04/07 12:55
Top Channel/ Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia zbarkon për lirimin e hapësirave publike
04/07 12:55
Top Channel/ Më shumë plazhe publike, në Vlorë ka 57 zona të lira për pushues vendas dhe të huaj
04/07 12:53
Top Channel/ Korriku i nxehtë, temperaturat e larta deri në 39 gradë celsius
04/07 12:52
Top Channel/ Protestë për djegien e mbetjeve! Prej katër ditësh, tymi toksik ka mbuluar Elbasanin
04/07 12:52
Top Channel/ Ekstradohen kriminelët nga Franca dhe Greqia, të kërkuar për tentativë vr*sje e drogë
04/07 12:51
Top News- Gara për drejtimin e BKH, kush është testi i radhës për kandidatët e mbetur?
04/07 12:37
Top News- “Po cenohet autonomia e bashkive”, Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë kundër Ramës
04/07 12:25
Top News- Zjarri në Elbasan ende problem/ Emergjencat bëjnë bilancet- 4 vatra aktive
04/07 12:22
Top News- Dështon protesta në Elbasan, qytetarët nuk sensibilizohen për zjarrin në Landfill
04/07 12:17
Top Channel/ Shkatërrimi nga murtaja, sëmundja e ruminantëve ka dëmtuar rëndë fermat e prekura
04/07 12:15
Top Channel/ Dorëhiqen 21 drejtorë në Vlorë! Rama shkriu Bashkinë, 2 grupe pune për zëvendësimet
04/07 12:02
Top News- Fiket zjarri në Has/ Nga flakët u dogj një sipërfaqe e madhe me pishë
04/07 11:58
Top News- Çmimet e larta të naftës, a do stabilizohen? Konfindustria vlerëson nismën e Ramës
04/07 11:47