Protesta e opozitës zhvillohet sot, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht. Ai deklaroi se synimi është përmbysja e qeverisë Rama dhe theksoi se opozitën e pret “një mision i madh” për të rikthyer demokracinë dhe shtetin ligjor.