Kërkesa e Spak-ut për ta marr në pyetje nuk i ndryshoi axhendën Sali Berishës, i cili u shfaq në selinë e PD-së paraditen e të martës. Gëzimi i imunitetit parlamentar ishte argumenti i Sali Berishës për të mos u paraqitur në seancën gjyqësore kundrejt tij në akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimin e klubit Partizani. “Mos e menderosni Kushtetutën”, ishin fjalët e ish-kryeministrit, teksa shprehu gatishmërinë për t’u marr në pyetje, me kushtin ndryshimin e Kushtetutës.