Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të enjte ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Berisha tha se qeveria Rama e nisi fillimisht me instalimin e një laboratori droge në Xibrakë, duke krijuar kështu një nga fabrikat më të mëdha të kokainës në Ballkan, nën patronazhin direkt të klanit Rama.