Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, shefi i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se nuk do të lërë si pasardhës në krye të partisë demokratike as djalin dhe as vajzën e tij. I pyetur nga një qytetar, ai theksoi se nuk ka ndërmend të caktojë pasuesin e tij. Kreu i opozitës kritikoi sërish qeverinë që nuk shpall gjendjen e fatëkeqësisë natyrore për përmbytjet, ndërsa akuzoi kryeminitrin Edi Rama se po pengon drejtësinë. Ai përsëriti sërish ftesën për demokratët që të marrin pjesë në protestën e 24 janarit.