Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore kanë zhvilluar sot takimin përmbyllës të fushatës në Vlorë. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Vlora dhe vlonjatët në kohërat më të vështira kanë qëndruar në anën e drejtë të historisë. Kam bindje absolute se më 11 Maj do jenë në krye të anës së drejtë të historisë, tha Berisha.