Kjo e hënë që ishte zgjatim I festave e për rrjedhim ditë pushimi, nuk qe e tillë për SPAK dhe as për Berishën. Ish kryeministri nën akuzë për korrupsion, u parqit për të zbatuar masën e sigurisë e për të treguar se e respekton gjykatën. Dhe për ta pritur dikush kishte dalë ta priste për ti dhënë shkresën që e firmos rregullisht prej 3 janarit. Me Dumanin në ikje si kryeprokuror, dhe kur SPAK gjendet nën ethet e garës për drejtuesin e ri që mbahet në 11 dhjetor, Berisha qartëson se kritikat nuk janë për këdo