Një kupë me numrin 1! Ishte kjo dhurata simbolike që kurbinasit kishin përgatitur për liderin e opozitës, Sali Berisha. Ndërsa ky I fundit iu premtoi se do iu mbyllë plagët e tërmetit të 29 nëntorit 2019, brenda vitit të parë të qeverisjes, nëse fiton më 11 Maj. Më herët, nga Fushë-Kruja, Berisha zbuloi disa pika të programit të tij, si ulje të cmimit të energjisë dhe falje gjobash.