Top Channel/ Berisha: Mbrëmë u bëmë shumica numerike? Kur do jetë protesta e radhës?
12/07/2024 22:56

SALI BERISHA: E nisëm këtë lëvizje në kohën më të vështirë, në ditët kur opozitës shqiptare iu bë atentati më i turpshëm, që gjykimi i historisë do e damkosë si episodin më të zi për demokracinë shqiptare. E nisëm këtë rrugëtim, sepse donin të na shpërbënin. Donin të na caktonin kryetarin. Donin të na shndërronin ne motër të partisë se krimit. Donin të na fshinin identitetin. Donin të përçanin. Kjo do të ishte për Shqipërinë atentati më i rëndë. Sepse shkatërrimi i opozitës po bëhej që narkoshteti i Edi Ramës ta kishte të shtruar rrugën e sundimit absolut. Për ti vjedhë shqiptarët i pashqetësuar. Për të dëbuar shqiptarët pasivisht nga Shqipëria. Po si mund ta pranonin ne këtë? Ishim pak veta atëherë. Akoma më pak besonin se do t’ia dilnim. Por kauza jone ishte e drejtë. Dhe ne bëmë detyrën tonë. Nisëm foltoren. U shtuam në numër. Nga dhjetëra veta, u bëmë qindra e qindra. Vazhduam me Kuvendin e Dhjetorit. Nga qindra e qindra, u bëmë mijëra e mijëra. Vijuam me procesin e Rithemelimit. Ndonëse na luftuan me gjithë angazhimin e mafies së Xhorxh Sorosit. Më gjykatat që na sekuestruan simbolet e Partisë. Me McGonigalët që kontraktoheshin për të goditur Sali Berishën. Ne sërish, nga mijëra e mijëra u bëmë dhjetëra mijëra. Vazhduam të palëkundur në farsën zgjedhore të majit 2023. Aty ku u planifikua dhe zhdukja jonë. Duke ndaluar emrin e Sali Berishës në fletë votimi. Pa asnjë financë. Pa vëzhgues. Pa numërues. Pa komisionerë. Pa logo. Po ne nuk u mposhtëm. Nuk u tutem, nuk u zbrapsëm. Iu dhamë përgjigjen tmerruese që meritonin. Nga dhjetëra mijëra, u bëmë qindra mijëra! U bëmë 600 mijë veta. Lufta e tyre nuk u ndal. Arrestuan liderin e opozitës, pa prova, pa fakte, pa akuzë. Dhe ne u përgjigjëm me Rrugën e Shpresës. Mbas 5 muajsh betejë në Parlamentin e Shqipërisë. Mbas 192 ditëve qëndrese të pandaluar në Rrugën e Shpresës. Nga ditët e acarta të dimrit, deri në ditët më përvëluese të verës. Mbas 16 protestash në Bashkinë e Tiranës. Ne mbrëmë ia dolëm, që nga qindra mijëra, të bëhemi shumica numerike, shumica politike e shqiptarëve! Ne mbrëmë ia dolëm të ndajmë një vijë të qartë midis shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, pa parti dhe rilindësave, kësaj fare të keqe të Edi Ramës. Ne mbrëmë ia dolëm të lëmë pa gjumë Erion Veliajn. Me mesazhin tonë të qartë: Jep dorëheqjen se kemi forcën dhe legjitimitetin për të nxjerrë për zverku dhe për qafe prej zyre dhe të të varim në shtyllën e turpit të historisë.

Top Channel/ “Do i shkoj në shtëpi Ramës nëse s’më zgjidh punë”, flet gruaja që ndaloi kryeministrin
08/07 13:05
Top Channel/ Zjarr pranë Liqenit të Luleve në Parkun Kombëtar të Lurës, flakët ndihmohen nga era
08/07 13:03
Top News – Dy aksidente në Lezhë-Shkodër. Turisti i huaj ndërron jetë, plagoset shoferi i taksisë
08/07 12:54
Top Channel/ Vijon aksioni në Theth! Lirohen hapësirat publike
08/07 12:53
Top Channel/ Veliaj kërkon lirimin, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut
08/07 12:52
Top Channel/ Durrës, aksion për hapësirat publike!IMT e bashkia nisin punën për lirimin e bulevardit
08/07 12:51
Top News- Ervin Salianji lë qelinë / Gjykata vendos lirimin me kusht të ish deputetit
08/07 12:48
Top Channel/ Vendimi për lirimin e Salinjit, avokati tregon çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit
08/07 12:38
Top News – Henrik Hoxhën s’e mbron njeri. ‘Plumbi i Artë’, gjykata e posaçme shtyn seancën
08/07 12:37
Top Channel/ Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit
08/07 12:27
Top Channel/ Salianji rifiton lirinë! Momenti kur del i buzëqeshur nga Gjykata e Fierit: Do jem…
08/07 12:26
Top Channel/ E moshuara që donte të takonte Ramën: Truprojat donin të më ndalonin, por…
08/07 12:25
Top Channel/ Zbatohet urdhri i Ramës, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës
08/07 12:15
Top Channel/ Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, turisti humb kontrollin e motorit
08/07 12:02
Top News – ‘Metamorfoza’ e Prek Kodrës. I kërkuari nga drejtësia, investitor pa leje në turizëm
08/07 11:55
Top News – Beton dhe hekur, fshati turistik pa leje në Theth, jo edhe aq ‘ekologjik’
08/07 11:47
Top Channel/ “Kuvendi, përkrahës i pushtetit gjyqësor”/ Spiropali: SPAK e GJKKO…
08/07 11:36
Top Channel/ Seanca për Salianjin, shqyrtohet në Gjykatën e Fierit kërkesa për lirim me kusht
08/07 11:35
Top Channel/ Dita e dytë e aksionit në Theth, vijon shembja e objekteve pa leje
08/07 11:34
Top News- I gjithë fshati turistik, pa leje/Theth, pas ndërtimit snajperisti që do eliminonte Kurtin
08/07 11:30