Paraqitja ne SPAK nuk i prishi rutinën ditore Sali Berishës, i cili u shfaq në konferencën e përjavshme me gazetarët. Rikthimi i Pandeli Majkos si i deleguar në qarkun e Tiranës mori vëmendjen e vecantë të kryedemokratit. Sali Berisha pretendon se zotëron dosjen e përgjimit ku socialisti Pandeli Majko bie pre e pergjimit duke bërë pazare me drejtorin e OSHE të Kukësit dhe persona të tjerë për një skeme blerje votash në zjedhjet e 14 majit.