Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike nuk vjen ne qeveri me dhunë. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD, ai u shpreh se do të hapet rruga për votën e lirë dhe veprimin e ligjit dhe Kushtetutës. “PD nuk vjen në qeveri me dhunë, por do të hapë rrugën për votën e lirë dhe veprimin e ligjit dhe Kushtetutës”, deklaroi Berisha.